David Gjinollari u bashkua me Dinamon vetëm dy ditë ma parë. Mbrojtësi mbylli një sezon mjaft të mirë me Teutën, teksa vendosi që karrierën ta vazhdonte po në Superiore, por me dinamovitët.

Por, diçka e çuditshme ka ndodhur, pasi lojtari dhe klubi i Dinamos kanë ndërprerë bashkëpunimin. Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Dinamo, me klubin kryeqytetas që sqaron arsyen e ndërprerjes së kontratës.

“Dinamo City njofton ndërprerjen e kontratës me mirëkuptim me lojtarin David Gjinollari. Në adresë të lojtarit kishte mbërritur një ofertë nga jashtë dhe klubi nuk dëshironte që të bëhej pengesë për të ardhmen e tij”, shkruan klubi i DInamos.

Tashmë pritet të shihet se cilli është ekipi i huaj që ka dërguar ofertë për Gjinollari dhe se ku do ta vazhdojë karrierën e tij futbollisti 25 vjeçar./newsport/