Gjatë një ndeshje futbolli në Portugali loja duhet të ndalej për disa minuta pasi arbitri anësor duhet të shkonte urgjentisht në tualet.
Chavez ishte duke kryesuar 2-1 ndaj Nacional në Primeira Liga 10 minuta pas pushimit, anësori Jorge Cruz nuk duroi më dhe thjesht duhet të shkonte sa më shpejt në tualet.
Teksa një prej portierëve po përgatitej për të goditur nga rivënia fundore, anësori i dha flamurin arbitrit kryesor dhe u nis me vrap drejt banjës.
Teksa ishte në tualet, lojtarët e shfrytëzuan momentin për të pushuar dhe për t’u freskuar me ujë derisa u rikthye anësori.
Arbitri kryesor i tregoi kartonin e kuq me shaka kolegut përpara se të vijonte ndeshja.