Ndodh edhe keshtu. Te premten e kaluar, mesfushori i Vllaznise Herald Marku sebashku me 14 pjestare te tjere te skuadres shkodrane kane bere testimin per te pare nese jane prekur nga virusi covid-19 apo jo.
Dhe nder 15 pjestaret kuqeblu, 4 prej tyre kane rezultuar pozitiv dhe ne mes tyre ka qene edhe ai. Ne fakt, Marku por edhe Çoba e ndonje tjeter nuk kane shfaqur asnje shenje te prekjes me virusin.
Ne kete mes, 24 vjeçari duke mos qene shume i bindur nga rezultatet e testit te bere, ka kerkuar te beje edhe nje test te dyte, kete here ne nje nga klinikat private te Tiranes.
Dhe diten e djeshme ka marre pergjigjen. E cila ne fakt ka qene krejt ndryshe nga e para sepse kete here Herald Marku ka rezultuar negativ!!!
Se çfare po ndodh ne kete mes, askush nuk e ka te qarte sepse lojtari nuk ka ndjere asnje shqetesim gjate gjithe ketyre diteve.
Per kete arsye, Marku pasi ka kontaktuar me pjestaret e stafit teknik dhe atij mjekesor te Vllaznise, ka rene dakord me ta per te filluar stervitjen me ekipin dhe diten e sotme i eshte bashkuar pjeses tjeter te lojtareve duke zhvilluar seancen e rradhes./SHKODRA-SPORT.COM/