Një ngjarje e pazakonte ka tronditur opinionin sportiv amerikan ka ndodhur ditën e shtunë në “Buena Regional High School” të Amerikës. Mundësi i ri amerikan Andrews Johnson nuk është lejuar të garojë nga gjyqtari i ndeshjes që të duelojë për shkak të flokëve të gjata.
Mundësi me ngjyrë është detyruar të presë flokët me bishta, pasi gjyqtari e ka kërcënuar se do ta skualifikojë në rast se nuk e kryen këtë veprim. Mundësi i kishte mbështjellë flokët pas kokores që të kishte mundësi të duelonte, por nuk është lejuar dhe më pas një pjesëtar i stafit, me gërshërë në dorë, ia ka prerë flokët e gjata.
Në këtë mënyrë Johnson ka patur mundësi të duelojë në parket, por kjo kjo skenë është konsideruar si poshtëruese e fyese, madje raciste.
Mundësi ka vijuar më pas garën e tij dhe ka fituar, duke shpërthyer në lot pas triumfit ndaj rivalit në tapet.
Sipas medieve amerikane, Federata Amerikane e Mundjes e ka pezulluar gjyqtarin dhe ka nisur një hetim për arsyen që e çoi atë të marrë këtë vendim. Sipas medieve, gjyqtari ka patur një sjellje raciste ndaj mundësi të ri me ngjyrë.