Largimi i Munir El Haddadi ka lënë hapësirë në sulmin e Barcelonës, për këtë ata janë hedhur në merkato për të gjetur një zëvendësues të Luis Suarez-it.
Në listë është përfshirë edhe Carlos Vela, që aktualisht aktivizohet me skuadrën e Los Angeles në MLS, aty ku ka shënuar 15 gola në 32 ndeshje. 29-vjeçari ka luajtur 7 sezone me Real Sociedat-in në La Liga dhe ka shënuar 66 herë me ekipin bask, ndërsa më përpara ka veshur fanellën e Arsenalit në Premier League.
Interesimi i Barcelonës për meksikanin u konfirmua në mediet spanjolle, por drejtori sportiv i Los Angeles, John Thorrington foli publikisht duke theksuar se Vela nuk do të largohet në formë huazimi, vetëm në rastin e një shitje përfundimtare.
Gjithsesi, vetë lojtari nuk duket shumë entuziast për një rikthim në Spanjë dhe me të gjitha gjasat edhe klubi katalanas do të tërhiqet nga afrimi i meksikanit./telesport/