Zhgenjimi i pesuar ne fundin e sezonit te kaluar duke mos siguruar ngjitjen ne kategorine e pare, ka lene pasoja te medha mesa duket tek Beselidhja. Qe prej fundit te muajit maj dhe deri me sot, qe eshte dita e fundit e muajit korrik, askush ne Lezhe nuk eshte kujtuar se ka nje ekip futbolli.
Drejtuesit nuk kane patur asnje kontakt me stafin teknik dhe as me futbollistet dhe çdo gje ka qene pezull. Megjithate duket se ka ardhur momenti qe gjerat te fillojne te levizin. Sezoni i ri nis me 21 shtator dhe skuadra ne ditet e ardhshme duhet te zbrese ne fushen e stervitjes per te nisur pergatitjet.
Por a do te ndodhe kjo? Me siguri qe po sepse nuk ka kuptim te ndodhe ndryshe. Beselidhja pritet te jete serish pretendente, por vendimin perfundimtar duhet ta japin drejtuesit e saj, familja Noka dhe Bashkia Lezhe.
Kjo e fundit po e financon rregullisht ekipin e futbollit Beselidhja keto vitet e fundit, por ende nuk e ka thene fjalen per sezonin e ri. Gjeja e pare qe drejtuesit perpos garantimit te fondit qe duhet per sezonin e ri, eshte konfirmimi i stafit teknik. Dritan Smajli eshte ne pritje, por deri tani nuk ka asnje kontakt.
Nga ana tjeter, rreth 80 per qind e lojtateve jane nen kontrate dhe ekipi thuajse eshte i formuar. Mbetet vetem nisja e punes dhe e mira do te ishte qe kjo te ndodhte neser, por deri me tani nuk ka asnje levizje./www.shkodrasport.com/