Ndeshja miqesore Beselidhja- Vllaznia e zhvilluar pasditen e sotme ne stadiumin e Lezhes, mund te ishte mbyllur qe ne fundin e pjeses se pare te saj.

Ekipi shkodran ka qene duke u terhequr nga zhvillimi i metejshem i saj ne fund te 45 minutave. Arsyeja ka qene shume e thjeshte: Ne minuten e 23-te te ndeshjes kur arbitri Hamiti ndali lojen per t’u dhene mundesine futbollisteve te te dy ekipeve te freskoheshin me uje, ne fushe ka hyre presidenti i Beselidhjes Gjok Noka.

Ai eshte pare t’u drejtohet treshes se arbitrave me ofendime, pikerisht per arsye se tre minuta me pare ata akorduan nje 11-metersh per Vllaznine pas pengimit te dukshem brenda zone te sulmuesit Pusi.

Por per presidentin Noka duket se nuk ka qene 11-metersh. Ai megjithate nuk e ka mbyllur me kaq. Edhe ne pushimin mes dy pjeseve eshte pare te debatoje ashper me arbitrat dhe ka vazhduar t’i ofendoje ato.

Aq sa, njeri nga anesoret, pikerisht Gjoka, nuk ka duruar me teper dhe ka braktisur ndeshjen.Siç mund ta shikoni edhe ne foton e meposhtme, ne vendin e tij ne pjesen e dyte ka mbajtur flamurin nje djalosh shume i ri.

Por nderkohe, duke pare nje skene te tille, administratori i Vllaznise Suad Lici ka zbritur nga tribuna VIP dhe ka dashur te sqaroje gjithçka sepse ne fund te fundit ndeshje miqesore ishte.

I gjendur para nje atmosfere aspak te kendshme, mesohet se Lici ka hyre ne dhomen e zhveshjes se ekipit te tij dhe u ka thene te mos dalin me ne fushe per pjesen e dyte. Megjithate, me nderhyrjen edhe te trajnerit Jonuz por edhe personave te tjere, gjithçka eshte qetesuar dhe skuadrat kane luajtur edhe pjesen e dyte te kesaj miqesoreje, fati i se ciles u vendos nga ai 11-metersh i shumekontestuar nga presidenti i Beselidhjes.
www.shkodrasport.com