Pjesëmarrja në një Kupë Botë është padyshim një nga ëndrrat më të mëdha që një lojtar ka për karrierën e tij.
Shpesh futbollistët garojnë me njëri-tjetrin për të merituar ftesën, por ka edhe raste përjashtuese si ai i Jonas Hektorit.
Krahu i majtë i mbrojtjes mbetet një problem për Kombëtaren gjermane, prandaj Hansi Flik ka menduar të rikthejë Hektorin te “pancerat”.
“Sky Sport Detschland” raporton se 32-vjeçari është ndjerë i vlerësuar nga një ftesë e tillë, por përgjigja ka qenë “jo”.
Lojtari i Këlnit ka qenë pjesë e Kombëtares që nga viti 2014, por u tërhoq nga ekipi kombëtar në 2019-n.