
Dy ditët e fundit ka patur një shqetësim në rradhët e futbollistëve kuqebluve. Ato e kanë shprehur këtë gjë si para stafit drejtues por edhe tek drejtues të klubit. Ajo që të çudit në fakt është se ata po tregohen të paduruar për rrogat e tyre. Kjo ngaqë herëpashere, drejtues të ndryshëm të klubit, madje edhe vetë kryebashkiaku Luka i ka garantuar se çfarë kanë të shkruar në kontratë, do t’i marrin. Thjesht është çështje procedurash që mund të çojnë në vonimin disa ditë të tyre. Megjithatë pas miratimit dje të Bordit të ri, pritet që brenda dy ditësh, futbollistët të marrin rrogat e prapambetura duke menduar pastaj për sfidën e rradhës me Flamurtarin.
© shkodrasport.com