Liverpooli ka bërë pazar të madh me shitjen e portierit të tretë, Dany Ward. Bordi i skuadrës së madhe angleze vendosi që t’i shesë Leicesterit portierin uellsian për 15 milionë euro.
Reds e kanë blerë këtë portier tri vite më parë për vetëm 100 mijë funta. Madje Ward ka realizuar në karrierë vetëm tri paraqitje me Liverpoolin duke qenë në pjesën më të madhe si huazim, apo edhe si zgjidhja e tretë e portës.
Klopp bëri deklaratë me taktikë javën e kaluar duke thënë se Ward mund të jetë portieri i parë i Liverpoolit në edicionin e ardhshëm.
Kjo bëri që skuadra të njohura nga Premierliga të vihen pas tij, deri sa Leicesteri dje e zyrtarizoi.