Krizë te ekipi rus i Rubin Kazanit. Lojtarët kanë deklaruar se nuk kanë marrë pagesat mujore që nga korriku.Ata kanë kërcënuar drejtuesit e klubit se do të largohen nga ekipi në muajin janar nëse gjendja nuk ndryshon.Gazeta britanike “Telegraph” ka publikuar se klubi rus u detyrohet lojtarëve të tij 10 milionë paund. Pjesë e skuadrës është dhe i sh-lojtari i Barcelonës, Alex Song dhe lojtari i huazuar nga Sunderland, Yann M’Vila.i futbollistëve ka nisur sot, pasi klubi iu komunikoi se nuk kishte asnjë kacidhe të mbetur në bankë për të paguar detyrimet e lojtarëve.
Klubi drejtohet nga Radik Shaimiev dhe zotërohet nga TAIF, një kompani investimesh tataro-amerikane.Kriza financiare ka prekur gjithashtu edhe sezonin e ekipit, që rrezikon rënien nga Premier Liga e Rusisë. Dhe ne mendonim që këto gjëra mund të ndodhnin vetëm në Shqipëri, por Rusia gjithmonë të befason si vendi i çudirave….EDS