Stuhi në futbollin brazilian, shkak bëhet VAR.Në finalen e kompeticionit Catarinense në Brazil, atë mes Chapecoense dhe Avai protganist absolut u bë VAR mohoi një gol të rregullt skuadrës që pak vite më parë humbi të gjithë  dhe lojtarët, për shkak të një aksidenti me avion.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 dhe skuadrat iu drejtuan kohës shtesë, gjithsesi shifrat nuk ndryshuan dhe penalltitë vendosën fatin e këtij trofeu. Chapecoense humbi me rezultatin 5-3 në penallti, por shumë zhurmë po bëhet në Brazil për shkak të një penalltie që goditi traun e portës, por më pas e kaloi vijën fatale.

Në këtë nivel futbolli në Brazil lejohet përdorimi i VAR, por nuk është “Goal Line Technology” që dallon nëse topi e kalon tërësisht vijën fatale apo jo.Pasi kanë shqyrtuar të gjitha pamjet, gjyqtarët në dhomën e VAR vendosen të mos e quajnë golin dhe Avai u shpall kampion.

Në fund të ndeshjes, presidenti i Chapecoense, Plinio David de Nes Filho tha se kjo ishte e turpshme dhe ndeshja duhet të përsëritet, për këtë do të paraqesin një kërkesë në apel./telesport/