Ashtu si edhe në Shqipëri, gjyqtari rrezikohet gjithmonë kur drejton ndeshje në kategoritë inferiore.

Një episod kurioz ka ndodhur në fakt në Itali: Salvatore Moccia, futbollist i kategorisë së tretë, i cili luan te Olympia në provincën e Pavias, është pezulluar për gjashtë javë nga Komisioni Disiplinor, pasi gjatë një ndeshjeje hoqi këpucët dhe ia hodhi gjyqtarit të takimit.

Për fat të mirë këpucët nuk e goditën gjyqtarin, por lojtari është akuzuar edhe për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, ndonëse nuk ia arriti qëllimit.

Për italianët është një dënim i rrallë pezullimi prej 6 ndeshjesh, në një kohë që në Shqipëri vendime të tilla janë krejt të zakonshme në kategoritë inferiore dhe nuk mungojnë asnjëherë. /EDS/