Çudirat në futbollin italian nuk kanë të sosur dhe tashmë bëhet fjalë për çudira në një klub me traditë në Itali. Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini ka shitur zyrtarisht aksionet e tij në një kompani angleze, të paktën në letra. Shumë për të cilën ai e ka shitur klubin e Palermos, është më shumë se modeste, duke qenë se ka kushtuar vetëm 10 euro.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë klubi që militon në Serinë B këtë sezon dhe në letrën e publikuar nga presidenti Zamparini, bëhet i ditur edhe kalimi i klubit në duart e aksionerëve të tjerë. Sakaq, edhe shoqëria Mepal do të kalojë në duart e anglezëve dhe kjo ka kushtuar 22.8 milionë euro që do të shkojnë në drejtim të klubit.

Duke menduar vetëm për të ardhmen e klubit dhe tifozët e Palermos, unë kam nënshkruar largimin tim nga Palermo. Objektivi i vendosur prej kohësh ishte gjetja e biznesmenëve të aftë të vijonin punën time, por me potencial më të madh ekonomik, pasi për këtë klub duhen investime të mëdha, që unë nuk isha më në gjendje t’i bëja

Përveç Palermos, i shitur me çmim simbolik prej eurosh edhe kompania Mepal është shitur, 22.8 milion eurosh dhe të gjitha këto fonde janë për klubin. t. Pronarët e rinj do të ndërmarrin aktivitetet e duhura për të ndërtuar stadium dhe një qendër sportive, projekte të aprovuara nga bashkia.

Unë jam i trishtuar për ngjarjet e fundit që më kanë përfshirë mua, duke tërhequr në media atë që nuk jam. Çdo herë që shkoj në Palermo ndiej dashurinë dhe mirënjohjen e njerëzve të Palermos. Kur shkoj në çdo qytet europian, unë marr mirënjohje dhe dashuri nga të gjithë njerëzit e Palermos që kanë emigruar në Europë dhe në botë”, shkruante mes të tjerash presidenti./vipsport/