Sfida e sotme në Kategorinë e Parë të Kosovës midis Vllaznisë dhe Vushtrrisë do të mbahet mend për numrin e kartonave të akorduar nga gjyqtari Bajram Gashi.
Kryesori i takimit i la kryesuesit e kampionatit me vetëm 7 lojtarë në fushë duke nxjerrë kartonin e kuq 4 herë nga xhepi, teksa ka nxjerre nga fusha njeri pas tjetrit futbollistet Visar Imeri, Anton Lleshi, Korab Hasani dhe Burim Sadiku.
Skuadra e drejtuar nga trajneri shkodran Samuel Nikaj eshte shprehur e irrituar me gjykimin e Gashit, ku shumë faulla në dëm të Vushtrrisë injoroheshin.
Duket se intensiteti i lartë i takimit nuk është përballuar si duhet nga gjyqtari Gashi.
Pas javës së 19-ë lufta për t’u ngjitur në “Ipko Superliga” ashpërsohet më tepët teksa Vushtrrinë kryesuese dhe Besën e vendit të dytë ndahen me vetëm 3 pikë (përkatësisht 44 dhe 41 pikë).
Ndonese dy ekipet ndodheshin ne pozicione te kunderta ne fushen e renditjes, sfida ka prodhuar nje lufte te forte sportive, brenda dhe jashte saj. Para ndeshjes ka patur nje perplasje ne mes dy tifozerive, nderkohe qe incidentet nuk kane munguar as gjate ndeshjes.