Mbrëmë gjatë zhvillimit të ndeshjes finale të kupës “Artan Medja”, fotoreporteri Gjon Gjeka ka fiksuar me aparatin e tij diçka shumë interesante.

Dy fëmijë të vegjël që dukeshin në të njëjtën moshë, kishin veshur të dy fanellën e Mesit dhe po shikonin me shumë vëmendjen ndeshjen në fushën e kompleksit “Lici”.

Pas interesimit tonë, mësojmë se këta dy djem janë binjakët 5 vjeçarë Brian dhe Eden Pervaza.

Babai i tyre- Bledari, ka luajtur futbolli dhe duket se pasioni është përçuar edhe tek djemtë e tij.

Binjakët ndonëse në moshë të vogël, i sheh çdo ditë në fushë duke u stërvitur dhe padyshim që kanë dëshirë të bëhen futbollistë në të ardhmen.