Pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte luajtur ndeshja e fundit e fazes se pare te kampionatit kombetar te futbollit te femrave ne mes Juban Danjes dhe Apolonise. Kjo e fundit luajti me mire dhe fitoi me rezultatin 4-1.
Por gjate kesaj ndeshje ka patur edhe disa momente interesante. Tifozet shkodrane te pranishem ne kete ndeshje dhe qe ne fakt kane qene ne numer te konsiderueshem nisur dhe nga rendesia e saj, kane evidentuar nje lojtare nga ekipi fierak.
Behet fjale per sulmuesen afrikane Andisiwe Mgocyi e cila spikati me performancen e saj, shenoi nje gol ne kete ndeshje dhe po ashtu kontribuoi ne fitoren e Apolonise me lojen e saj.
Nje futbolliste e forte, e shpejte dhe me nje shtat te beshem. Kane mjaftuar keto veçori te saj qe tifozet shkodrane te gjejne nje percaktim shume domethenes per te: Ky eshte Lukaku ne versionin “femer”.
Per kete arsye sa here qe ajo vraponte apo bente diçka te bukur ne fushe, tifozet bertisnin: “Bravo Lukaku”. Kemi te bejme me nje lojtare cilesore qe ka ardhur sivjet tek Apolonia bashke me nje futbolliste tjeter afrikane, Zanele Nhlapo.
‘Lukaku ne versionin femer’ eshte 31 vjeçe dhe vjen nga ekipikampion i Afrikes se Jugut Mamelodi Sundowns. Ne te shkuaren ka provuar te luaje edhe ne Sllovaki me Nove Zamky, ku eshte shpallur edhe kampione per dy sezone nga 2013-2015. Ne 2017 eshte transferuar ne Bundesligen gjermani ku eshte aktivizuar me FC Saarbrucken.