Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Vlore. Futbollisti i Flamurtarit Sodiq Atanda është sulmuar me thikë në tentativë për ta grabitur, teksa po ecte nëper qytet. Raportohet se futbollisti i Flamurtarit u transportua në ambientet e spitalit të Vlorës. 31-vjeçari nga Nigeria është marrë po ashtu në pyetje nga policia për ngjarjen e paprecedentë.

Ish-lojtari i Partizanit iu bashkua Flamurtarit në këtë edicion. Klubi vlonjat synon ngjitjen në Superiore dhe aktualisht mban vendin e dytë në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË: 

Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i dëmtuar lehtë në dorë, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasi S. A., 31 vjeç, me origjinë nigeriane. Pas marrjes së mjekimit në spital, 31-vjeçari është paraqitur në komisariat për të bërë kallëzimin për rastin.

Falë veprimeve të shpejta të kryera nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 21 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij, i cili paraprakisht dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Por nga ana tjeter, ka reaguar edhe klubi i Flamurtarit ne oret e mbremjes duke deklaruar:

Lidhur me lajmin e publikuan ne media mbi sulmin kunder futbollistit tone Sodiq Atanda , kerkojme te saktesojme se futbollisti nuk ka asnje demtim. Fatmireshisht eshte nje ngjarje e mbyllur pa asnje demtim fizik dhe futbollisti gezon shendet te plote. Agresori eshte nje person me probleme te shendetit mendor.