Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë në Zvicër për vitin 2024. Mesfushori me origjinë shqiptare pati një sezon fantastik me Bayer Leverkusen, teksa u rendit mirë edhe në garën për “Topin e Artë”, në vendin e 16-të.
Por sigurisht gjithçka kulmoi pikërisht me klubin gjerman, me të cilët arriti të fitonte titullin kampion. Xhaka dhe Leverkusen thyen hegjemoninë shumëvjeçare të Bayern Munich, duke u shpallur kampionë.
Gjithashtu, 32 vjeçari pati paraqitje pozitive me përfaqësuesen e Zvicrës në Euro 2024. Shqiptari ishte protagonist absolut edhe me zviceranët, duke qenë një lidër i padiksutueshëm.
Përsa i përket çmimit si futbollisti më i mirë në Zvicër, kjo është hera e 3-të që Xhaka e fiton. Më parë, shqiptari e kishte fituar në vitin 2022 dhe në vitin 2017.