Situatë aspak e qetë te Partizani në këtë fillim kampionati. Përveç rezultateve aspak pozitive, te klubi i kuq, duket se ka edhe pakënaqësi nga lojtarë të caktuar.
Afrimi i verës, Vangjel Zguro, ka pasur pretendime për minutat e pakta që ka marrë dhe këtë shqetësim ia ka shprehur drejtuesve.
Në këtë situatë, klubi ka vendosur ta përjashtojë mbrojtësin nga ekipi, për sfidën me Egnatian, sipas asaj që raporton shtypi i shkruar.
Përjashtimi i Zguros vjen në një moment delikat për krahun e majtë të mbrojtjes, pasi edhe lojtari tjetër i rolit, Paulo Buxhelaj është i dëmtuar dhe nuk mund të luajë sot në 16:00 kundër Egnatias. Në krahun e majtë të mbrojtjes sot pritet të luajë Altin Bytyçi.