Situata e veshtire qe po kalon ne kampionat, ka bere qe drejtuesit e klubit bardheblu te levizin ne merkato, me idene per ta forcuar skuadren me te tjere lojtare cilesore per t’ia vene ne dispozicion trajnerit Magani.
Si rrjedhoje, Tirana ka prezantuar sot afrimin e tretë në këtë merkato pas Emanuel Ernest dhe Erisildo Smaçit.
Bëhet fjalë për mesfushorin Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik.
Postimi i plotë
Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Rafael De Freitas Silva. 24 vjeçari ka firmosur sot me klubin dhe do të jetë pjesë e kampit bardh e blu. Mesfushori do të dalë sot në seancën stërvitore për t’u prezantuar me skuadrën dhe stafin teknik. I urojmë suksese me fanellën bardheblu.