I kritikuar dhe me vendin e titullarit të humbur, Elseid Hysaj e nisi sezonin jashtë planeve të Sarrit. Mbrojtësi shqiptar ka humbur edhe besimin e trajnerit që e ka dërguar në majat e futbollit italian. Por duket se situata e krijuar së fundmi e ka shkundur Hysajn, që vendos të zgjohet dhe t’i tregojë Lacios se sa vjen.
Shkodrani ka luajtur vetëm 20 minutat e fundit të përballjes kundër Interit, por vetëm kaq i ka mjaftuar për të bërë të pabesueshmen. Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit, Hysaj numëron 100% pasime të sakta përballë Interit.
Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi është treguar perfekt ndaj zikaltërve, teksa përpos 12 pasime të sakta nga 12 të kryer, Hysaj numëron edhe 2 ndërhyrje të sakta nga 2 të kryera, 2 topa të gjatë të saktë nga dy të dhënë gjithsej dhe 2 duele te fituar nga 2 të zhvilluar.
Statistika mbresëlënëse këto për lojtarin shkodran, që duhet të vazhdojë të tregojë se ka ende për të dhënë në formacionin e Sarrit.