Sikur te mos mjaftonte barazimi 2-2 ndaj Ilirise, çka e shtyu realizimin e objektivit te KF Murlanit, sigurimin e fazes play-off, gjate ndeshjes se sotme, ka patur edhe nje moment tjeter qe konfirmoi faktin se gjerat nuk shkuan ashtu si duhet per kete skuader.

Ne minuten e 75-te te ndeshjes, pas nje perplasje ne zone ne mes mbrojtesit te Murlanit Saimir Hyseni dhe nje futbollisti te Ilirise, futbollisti shkodran ka rene keq ne toke dhe si rrjedhoje ka thyer doren.

Loja eshte nderprere per disa minuta dhe ne fushe ka hyre edhe autoambulanca e cila e ka marre futbollistin e Murlanit dhe e ka derguar ate ne ambjentet e Spitalit Rajonal te Shkodres per te marre mjekimin e duhur.

Ne kete menyre, trajneri Xhahysa humbi kete lojtar jo vetem per kete ndeshje, por edhe ato qe kane mbetur deri ne fund te sezonit. Nje mungese e tille padyshim qe do te jete diçka aspak e mire per trajnerin Xhahysa, megjithate ishte fati i keq i Hysenit qe pesoi nje demtim te tille kaq te rende./SHKODRA-SPORT.COM/