Mesfushori Edison Ndreca i shënoi golin e parë Vllaznisë. Pas fitores ai u shpreh i lumtur dhe shpreson që të vazhdojnë kështu.

“Nuk mbaj mend të kem shënuar dy ndeshje radhazi, më vjen mirë që po fitojmë. Ne përshtatemi shumë mirë nga ana teknike, besoj dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. S’është problem vendosja, ku të ketë nevojë trajneri dhe ekipi për mua.

Jo’smund ta them sepse në fund do të jenë 4 skuadra, smund të ndahet një ekip i caktuar, Partizani është me meritë aty ku është ashtu si ne. Ne shohim vetëm për ndeshjen e radhës. Unë besoj që kemi element të mirë në përbërje dhe lojtarë cilësorë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund.

Po tani futbolli i tillë është, kur je duke fituar me 3 gola… Edhe Vllaznia ka lojtarë të mirë në përbërje”, deklaroi ai për “MCN TV”.