Mesditën e sotme është luajtur në kryeqytet ndeshja e prapambetur e kampionatit të 19 vjeçarëve në mes Partizanit dhe Vllaznisë. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 4-1 duke u ngjitur kësisoj në krye të renditjes.
Protagonisti kryesor i këtij suksesi ka qenë sulmuesi Akileu Ndreca me tregolëshin e tij, njëri më i bukur se tjetri. Në fakt ndeshja ka nisur më mirë për të kuqtë.
Ata kanë shënuar në pjesën e parë me anë të Çelës dhe pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin 1-0 për Partizanin. Në të dytën do ishte melodi tjetër.
Ndreca do merrte në dorë fatet e takimit dhe do të shënonte njëri pas tjetrit në minutat 59, 65 dhe 76-të. Në minutën e 90-të Ndreca do të shënonte edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes.
Përfundimisht 4-1 për Vllaznina U19 që kësisoj ngjitet në vendin e parë në renditje pas kësaj fitoreje.
© shkodrasport.com