Egnatia po u jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Vllaznisë që do të luhet ditën e nesërme në “Loro Boriçi” ora 18:00. Kjo sfidë vë përballë dy ekipet që momentalisht ndodhen vetëm me 2 pikë diferencë, me rrogozhinasit që udhëheqin klasifikimin.
Për këtë duel Edlir Tetova nuk do të llogaritë shërbimet e Edison Ndrecës, i cili vazhdon ende të vuajë dëmtimin në gju që mori në ndeshjen me Partizanin.
Ndërkohë lajm i mir ëpër timonierin e rrogozhinasve ëhstë rikthimi i dy titullarëve të tjerë.
Emiliano Musta dhe Stivian Janku do të jenë të gatshëm ndaj shkodranëve dhe pritet që të marrin vendin e tyre në formacionin titullarë./newsport/