Edison Ndreca është një nga lojtarët më cilësorë të Kukësit. 27 vjeçari në sezonin e tij të parë te verilindorët, në 6 ndeshje, ka shënuar 2 gola. Jo vetëm kaq, pasi ka ndihmuar ekipin edhe në aspekte të tjera.
Skuadra ku luan Ndreca mundi 2-0 Vllazninë në fundjavë, në një takim të bukur për t’u parë. Ky 3 pikësh bëri që ekipi i Longos të konsolidohej në vendin e 3-të, me 11 pikë të grumbulluara, po aq sa Teuta e vendit të dytë. I ftuar në RTSH në Rubrika Sportive, Ndreca tha:
“Vllaznia- Ndeshjen me Vllazninë e morëm si të radhës. Ne e përgatitëm gjatë gjithë javës. Ndeshjen e fundit ata kishin shënuar 6 gola dhe ishin në moral shumë të lartë. Arritëm të merrnim 3 pikët dhe kjo kishte më shumë rëndësi. Deri kur shënuam, kishim probleme. Ishte një lojë e hapur. Kishim raste si ne, ashtu edhe ata.
Longo- Trajneri ka bërë një punë të mirë. Të gjithëve po iu jep një mundësi të rriten edhe nga ana individuale. Longo është çelësi i suksesit te Kukësi” – tha ai./newsport/