Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, nuk mendon si Skënder Gega që gjyqtarët gabuan në administrimin e ndeshjes. Sipas tij, Kastrioti ka ekip që luan futboll e nuk mundohet të mbyllë ndeshjen me vonesa të kota.

“Mendoj se me këtë përfundim të fazës së parë jemi brenda objektivave. Sa i përket ndeshjeve, një skuadër e ndërtuar me vonesë, me shumë lojtarë të afruar, do kohën e vet. Megjithatë e kemi përballuar me përgjegjësi, edhe pse me luhatje, sidomos me Vllazninë të cilën e dhruam, reagum pas saj, edhe pse u mundëm. Kjo më dha shpresë e sot lojtarët dhanë maksimumin, gjithë këto kohë kemi menduar që nëse nuk i lëmë të luajnë në mesfushë do dalim mirë, komanduam lojën e ndoshta mund ta kishim mbyllur që në pjesën e parë.

Plaku në pjesën e dytë na ndihmoi në mbajtjen e topit, ndryshimi i vendosjes së Kukësit jepte mundësi që të merrte topat pas shpine. Dy zëvendësimet e kryen punën e vet.

Këtu ishin 8 arbitra dhe nuk ka se si ta shohin keq lojën, të gjitha vonesat për dëmtime ishin të drejta. Nuk jemi skuadër që shtyjmë lojën me vonesa e diçka tjetër, është mendimi i Gegës, nuk kam çfarë të them.

Nga këto dy javë që kemi pasur në dispozicion për ndeshjen e sotme, e gjithë analiza jonë është bërëë nga ana piskologjike. Unë e kam parashikuar që të shtyjmë sa më gjatë, se jemi akoma skuadër e brishtë, dhe në ndeshjen me Vllazninë u pa që ishte një fryrje e lojtarëve se nuk ka arsye tjetër të pësosh gola ashtu: Ajo sjellje tregon që u mor ndeshja lehtë. Futbolli, nëse nuk zbaton detyrat, apo nuk luan thjesht, nuk do të ketë rezultat pozitiv. Ne reaguam, reaguam mirë dhe mendoj që në të ardhmen kemi skuadër për këtë pozicon që mbajmë në renditje”, tha Ndreu. /vipsport/