Pas humbjes me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë në stadiumin “Loni Papuçiu”, trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu pas ndeshjes ka folur në mikrofonat e “SuperSport”, duke analizuar këtë takim:
“Ishte problem psikologjik dhe duhej të ishim të kujdesshëm, ne dalim përpara porte sepse ndërtojmë lojë, por kishim probleme në mbrojtje jashtë vendosjes natyrale. Tensioni ishte shumë i madh, kishim katër-pesë mungesa në formacion aktivizuam lojtarë të rinj.
Ajo që dua unë të theksoj është gjendja psikologjike, në futboll duhen lojtarë që të jenë me eksperiencë dhe sot duhet ta merrnim lojën përdore. Ne kemi thënë shpeshherë që kemi stol, por stoli jonë nuk është se ngrohte shumë, u larguan Hyseni dhe Bojom.
Unë nuk e di si s’mund ta japë, u bënë më shumë se 30 ndeshje pa marrë penallti. Ne jemi skuadër që në fillim të kampionatit, ne me mendim e themi e mundim Apoloninë, por në fushë jo. Duhet ta vlerësonim maksimalisht dhe Apolonia na ka bërë shumë probleme.”