Golat në minutat e fundit janë kthyer në normalitet për skuadrën e Laçit në këtë kampionat dhe ajo falë tyre ka arritur të marrë një tjetër rezultat të rëndësishëm.

Sot, tre pikët kanë ardhur në një fushë të vështirë si ajo e Kamzës, ku Shtubina ka qenë ai që ka gjetur golin në ekstremin e ndeshjes.

Mesfushori shkodran ne kete menyre shfaqet edhe njehere si protagonist per ekipin laçian duke i dhene nje fitore te rendesishme.

Në një ndeshje ku Kamza ka luajtur më mirë dhe ka kërkuar më shumë golin, Laçi u tregua shumë cinik dhe pas një ndeshje thuajse gjithë kohës në pritje, shënoi me kundërsulm në momentet e fundit, duke mos i dhënë kohë kundërshtarëve të reagonin për të përmbysur rezultatin.