Diten e djeshme ekipi i pare i Vllaznise ka nisur pergatitjet per ndeshjet europiane. Futbollistet dhe stafi teknik kane zhvilluar seancen e pare, ndersa sot ka patur me shume intensitet dhe si rrjedhoje jane zhvilluar dy seanca.

Ajo qe ka rene ne sy ne keto dy dite ka qene mungesa ne stervitje e Ndriçim Shtubines, i cili gjate sezonit te kaluar ka kryer detyren e zevendestrajnerit tek ekipi i Vllaznise. Ish- sulmuesi kuqeblu ne fakt dje ka qene i pranishem ne ambjentet e stadiumit ku skuadra stervitej, por thjesht duke e vezhguar nga jashte.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se Shtubina nuk do te jete me pjese e stafit te ekipit te pare, por ka marre nje funksion tjeter brenda klubit. Behet fjale per postin e kordinatorit teknik te Akademise Vllaznia duke qene ne kete menyre krahu i djathte i drejtorit Neziri.

Kjo eshte nje detyre e re per te, te cilen e ka marre me shume deshire dhe ku shpreson te beje me te miren, per te rritur punen me elementet cilesore te Akademise Vllaznia, teksa se fundi eshte shtuar edhe me shume vemendja rreth tyre./www.shkodrasport.com/