Ndriçim Shtubina u zyrtarizua pak orë më parë si lojtar  i Egnatias. Mesfushori shkodran ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka falenderuar Vllazninë dhe tifozët e këtij Klubi.

Ai thotë se meriton respekt për atë çka  ka bërë për ato ngjyra. Sa i përket ekipit të ri, Shtubina sheh larg, teksa ka si objektiv Kategorinë Superiore. Egnatia nënshkroi kontratë dje me Gugash Maganin, teknik ka ardhur pikërisht për këtë objektiv.

Postimi

Nga sot jam lojtar i Fk Egnatia falenderoj presor Maganin dhe Presidentin e klubit bashk me stafin qe besuan tek aftesit e mia shpresoj qe te arrim objektivat drejt kategoris superiore…..

Falenderoj Kryetaren e Bashkise Voltana Ademi dhe Administratorin e Vllaznise Suad Lici Falenderoj edhe Tifozat e Vllaznis Per mbeshtetjen. Te pakten per kaq vite qe kam ne futboll edhe ne Shkoder per keto dy ngjyra.

Meritoj dhe vetem pak respekt nga keto drejtuesat e rinj sepse nuk kam asnje kontakt nga keto, por  gjithsesi Vllaznine e Du,asht ne zemren teme gjithmone. Shpresoj qe Vllaznia te shkoj sa me lart .