Ndriçim Shtubina do të jetë lojtari më i ri i Vllaznisë. Lojtari shkodran ka arritur akordin ditën e sotme me drejtuesit e klubit dhe pritet të udhëtojë me skuadrën drejt Ohrit.
Pas dy sezonesh te Laçi, tashmë mesfushori do të kthehet në shtëpi për mbrojtur sërish ngjyrat e Vllaznisë. Kjo eshte bere e ditur ne nje nga faqet e tifozeve prane klubit shkodran.
Vete Shtubina ne fakt pak dite me pare ne nje prononcim per “Shkodra Sport” e shprehu hapur deshiren e tij per t’u rikthyer tek Vllaznia dhe tashme kjo duket se po behet realitet.
Megjithate duhet pritur konfirmimi i klubit shkodran ne lidhje me kete çeshtje sepse deri me tani ende nuk ka asnje prononcim per kete gje.