Shënoi katër ditë më parë në Gjirokastër një gol shumë të rëndësishëm me vlerë trepikësh për Laçin. Shënoi edhe sot golin e parë ndaj Skënderbeut, gol i cili i hapi rrugën kurbinasve drejt fitores.

Ndriçim Shtubina po e bën në mënyrë të shkëlqyer detyrëën e tij tek kjo skuadër. Një futbollist i cili spikat për grintën që tregon në fushë por edhe për saktësinë para portës kundërshtare.

Ka shënuar deri tani 4 gola. Jo keq për një lojtar i cili e filloi kampionatin duke luajtur si mbrojtës i djathtë, kaloi më pas në mesfushë dhe në ndeshjet e fundit, për nevoja të skuadrës po luan si sulmues.

Laçi po “i falet” kësisoj shkodranit 31 vjeçar dhe ai nuk nxitohet të marrë lavde por premton të bëjë sërish më të mirën për skuadrën që përfaqëson.
© shkodrasport.com