32 vite mbush sot futbollisti shkodran qe luan per Laçin, Ndriçim Shtubina. Nje pervjetor qe e gjen ate ne nje forme shume te mire sportive dhe duket se tek ky lojtar vlen ai krahasim, “sa me i vjeter, aq me i mire”.
Mjafton t’i shohesh statistikat e ketij sezoni dhe do ta konstatosh lehte kete gje. Ka luajtur ne 25 takime me laçianet nga te cilet 24 i ka nisur si titullar dhe per me teper, eshte golashenuesi me i mire i tyre me 7 gola.
Ndonese nuk ka luajtur si sulmuesi i mirefillte ne çdo ndeshje, ai ka shenuar nje numer te konsiderueshem golash megjithese ka provuar te luaje edhe si mbrojtes i djathte apo dhe mesfushor.
7 golat qe ka shenuar ne kete kampionat, eshte shifra e barabarte me momentin e tij me te mire tek Vllaznia sepse asnjehere nuk ka shenuar me shume se kaq me te.
Shtatë gola ka ndodhur të shënonte në sezonin 2013/14 me fanellën e Vllaznisë. Një numër të tillë Shtubina e ka realizuar në 30 ndeshje, kurse këtë sezon me Laçin i ka realizuar në 25 takime.
Gazeta “Shkodra Sport” me rastin e ditelindjes se tij, i uron Ndriçim Shtubines jete te gjate dhe po ashtu edhe nje karriere te suksesshme ne vazhdim sepse mesa duket me formen qe ka, do te vazhdoje te luaje gjate!
© shkodrasport.com