Futbollisti shkodran Ndriçim Shtubina është shfaqur edhe njëherë protagonist për Egnatian duke bërë një tjetër paraqitje të mirë, por edhe duke shënuar në fitoren e saj 2-0 pasditen e sotme ndaj ekipit Tomori të Beratit.

Nuk ka qenë një fitore e lehtë kjo sepse përballë kanë patur një kundërshtar shumë të fortë si Tomori qe eshte edhe ai pretendent. Pjesa e pare eshte mbyllur ne barazim 0-0.

Në të dytën trajneri Magani ka aktivizuar në minutën e 66-të shkodranin Ndriçim Shtubina. Dhe loja ka ndryshuar menjëherë. Pak minuta më vonë do të ishte Santis që do të zhbllokonte shifrat.

Por ish- futbollisti i Vllaznisë nuk do të qëndronte edhe ai pa shënuar. Ka qenë pikërisht minuta e 94-të kur ai do ta dërgonte topin në rrjetë duke shënuar golin e dytë që do të vuloste fitoren 2-0 të Egnatias.

Me këtë fitore rrogozhinasit janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve duke udhëhequr të vetëm renditjen e grupit B dhe kësisoj vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt ngjitjes në Superligë që e kanë edhe objektiv. Dhe Shtubina po u jep një dorë atyre në këtë rrugëtim të nisur./SHKODRA-SPORT.COM/