Gjërat në kampin shkodran kanë shkuar në mënyrën e duhur gjatë kësaj jave por ndërkohë stafi teknik sot ka bërë diçka të veçantë.
Stërvitja e rradhës për ekipin e Vllaznisë nuk është zhvilluar në vendin e tyre të zakonshëm, në fushën e Golemit.
Ajo është spostuar në stadiumin “Loro Boriçi”. Kërkesa e trajnerit Gjoka për drejtuesit e klubit ka bërë që këta të fundit të bisedojnë me personat që kanë në administrim stadiumin dhe gjithçka ka shkuar “ok”.
Në orën 17.00 të gjithë futbollistët kanë qenë në ambjentet e këtij impianti sportiv dhe janë vënë në dispozicion të stafit teknik.
Arsyeja pse trajneri Gjoka ka kërkuar ta zhvillohet në “Loro Boriçi” ka patur të bëjë me atë se sot në plan kishte taktikë dhe më mirë se në fushën e tij nuk mund ta bënte askund atë me futbollistët e tij.
Tashmë pritet të shohim a ka dhënë efekt stërvitja aty për ndeshjen me Teutën që do të luhet të dielën në “Niko Dovana” të Durrësit.
© shkodrasport.com