Luftëtari në momentin më të mirë ka pësuar edhe ndryshime në drejtim dhe më konkretisht në sponzorizim dhe menaxhim. “Vipsport.al” ka mësuar se Grigor Tavo nuk do të jetë më president i skuadrës bluzi, të cilën jo vetëm e riktheu në Kategorinë e Parë, por edhe e çoi në Kupat e Evropës.
Tavo dhe ortaku i tij, Artur Dadaj që ka qenë edhe zv. president te bluzinjtë, bashkë edhe me mbështetjen e Bashkisë së Gjirokastrës.
Por, duket se drejtimin e skuadrës tashmë e ka marrë një drejtues tjetër i cili do të ketë edhe rolin e presidentit dhe bëhet fjalë për biznesmenin Bekim Halili.
Ka kohë që ai bashkë edhe me stafin e tij janë zhvendosur në Gjirokastër dhe janë duke financuar për skuadrën e futbollit.
Madje, ndryshe nga muajt e mëparshëm, kur te skuadra ka pasur edhe herë pas here probleme me financat, kohët e fundit çdo gjë ka shkuar më së miri, ndërsa në kampin bluzi janë të përqendruar te sfida me Laçin ku synohet marrja e 3 pikëve, duke qenë se është një ndeshje shtëpie./vipsport/