Përveç kombëtares së madhe, ndeshje kanë edhe shpresat dhe trajneri i tyre, Alban Bushi ka zbardhur listën e lojtarëve të thirrur për këtë grumbullim. Pritej të kishte ndryshimë dhe ashtu ka ndodhur, pasi disa lojtarë e kanë lënë përfaqësuesen U21 dhe i janë bashkuar listës së Rejas në kombëtaren e parë.
Mbetet aty treshja e Tiranës: Muçi, Çelhakae Ismajlgeci, teksa këtë herë ka prezencë të shtuar të lojtarëve të Apolonisë, që përfaqësohen me Harizaj, Mehmeti e Mihana.
Largimi i Vrionit në sulm ka hapur vend për Aristidi Kolaj e Lirim Qamili, ashtu si largimi i Kallakut, që ka hapur rrugën e emrave të rinj në mesfushë.
Portierë: Gentian Selmani, Marko Alia, Romeo Harizaj.
Mbrojtës: Adolf Selmani, Jorgo Pëllumbui, Geraldo Bajrami, Marsel Ismajlgeci, Arnet Korca, Amer Duka, Angelo Ndrecka, Adrian Hajdari, Kristian Meta.
Mesfushorë: Dean Liço, Jurgen Çelhaka, Lorenco Vila, Arbnor Mucolli.
Sulmues: Lirim Qamili, Aristidi Kolaj, Indrit Tuci, Redon Mihana, Emiliano Bullari, Ernest Muci. /vipsport/