Ndryshime në listën e Francës në prag të 2 sfidave të muajit nëntor ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë. Mesfushori i Juventusit, Blez Matuidi, nuk do të jetë i gatshëm për këto përballje, për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen e djeshme ndaj Milanit.
Nisur nga ky fakt, trajneri i kampionëve të Botës, Didier Deshamp, ka vendosur të thërrasë mesfushorin e Arsenalit, Mateo Guendozit.
LISTA E PLOTË:
Portierë: Areola, Mainjan, Mandanda
Mbrojtës: Dinje, Dubois, Kimpembe, Lenglet, Mendi, Pavard, Varan, Zouma
Mesfushorë: Kante, Ndombele, Sisoko, Toliso, Guendozit
Sulmuesë: Ben Jader, Koman, Fekir, Zhirud, Grizman, Lemar, Mbape