Fotoja e ketij shkrimi i takon finales se sezonit te kaluar, asaj qe Vllaznia luajti ndaj Bylis ne Durres, ndeshje te cilen e humbi me rezultatin 3-1. Kjo ka qene ndeshja e fundit e atij sezoni.

Tashme gjerat kane ndryshuar. Vllaznia thuajse eshte tjetersuar dhe drejtuesit kane afruar disa lojtare te rinj ne skuader. Te tjere jane larguar dhe kete e tregon me se miri kjo foto. Nga 11 futbollistet e asaj finaleje, vetem 5 jane aktualisht pjese e ekipit shkodran.

Jane larguar portieri Selimaj qe ka firmosur per Flamurtarin e Prishtines, rumuni Ignat, vlonjati Zeqaj, shkodrani Gocaj, braziliani Junior dhe shkodrani tjeter Tafili qe tashme luan per Lirine e Prizrenit.

I kane “rezistuar” furtunes se drejtuesve kuqeblu, Malota, Lika, Gurishta, Krymi dhe Kruja. Ata pritet te jene baza e ekipit per sezonin e ri, bashke edhe me Sherrin dhe lojtare te tjere qe kane ardhur nga merkatoja.

Ndryshimet kane qene te nevojshme por tashme mbetet per t’u pare nese lojtaret e ardhur do jene me te mire sesa ato qe u larguan apo jo.
www.shkodrasport.com