Lëvizjet në kanalin më të madh sportiv Supersport në Digitalb kanë ngjallur interes të madh që kur u dha lajmi se Dritan Shakohoxha, njeriu që prej vitesh drejtonte Supersport, u largua nga posti I Drejtorit të Përgjithshëm.

Sot më në fund, është bërë e ditur se vendin e Shakohoxhës në atë television do ta zërë një nga gazetarët që kanë kontribuar më gjatë aty: Egi Duro.

Djaloshi është rritur në studiot e supersport me komente ndeshjesh dhe intervista, ndërkohë që pas kaq vitesh, duket se I takoi këtij të fundit të merrte drejtimin e një prej platformave më të dashura për sportdashësit.

Nga ana tjeter, ende nuk ka asnje informacion se ku do ta shohim ne te ardhmen Shakohoxhen. Me siguri qe ai nuk do te qendroje larg televizionit, por te presim pak kohe per te mesuar ekranin ku ai do te nise punen.