Kategoria Superiore në Shqipëri do rinisë aktivitetin në 15 janar. Për javën e 16-te, dy sfida do luhen të shtunën e kësaj fundjave dhe dy të dielë. Kujtojmë se dueli mes Kukësit dhe Dinamos është spostuar për mesjaven që vjen (19 janar), pasi te Kukësi rezultuan 10 të prekur me covid-19.

FSHF bën me dije se dueli hapës mes Skënderbeut dhe Laçit do zhvillohet të shtunën në 16:45 dhe jo në 13:45 siç ishte parashikuar më parë. Kjo është edhe sfida hapëse e javës së 16, për t’i lënë vendin klasikes mes Tiranës dhe Vllaznisë që luhet në “Air Albania” në 19:45.

Të dielën zhvillohen dy sfida në 13:45. Egnatia pret Partizanin në Rrogozhinë, ndërsa në Kamëz luhet dueli mes Kastriotit dhe Teutës.

Superliga, java 16-të

E shtunë, 15 janar 2022

16:45 Skënderbeu – Laçi

19:45 Tirana – Vllaznia

E diel, 16 janar 2022

13:45 Egnatia – Partizani

13:45 Kastritoi – Teuta

E mërkurë, 19 janar 2022

16:45 Kukësi – Dinamo (Kukës Arena)