Kategoria Superiore e futbollit do zhvillojë javën e 12-të në mesjavë. Në tri ditë, elita e futbollit shqiptar do zbresë sërish në fushë, me FSHF që për shkak të terreneve sportive ka shtyrë për të enjte ndeshjen mes Kukësit dhe Laçit, e projektuar për në “Air Albania”.

E programuar për në 16:45, tanimë dueli ka një tjetër orar, do duhet të marrë jetë në 13:45. Java e 12 do zhvillohet në tre ditë, duke nisur të martë me dy sfida. Duele interesante për elitën, që sheh sfidat e tjera veç asaj të së enjtes në orën 16:45.

Java e 12-të

E martë

Tirana-Kastrioti Ora 16:45

Dinamo-Teuta Ora 16:45

E mërkurë

Skënderbeu-Egnatia Ora 16:45

Vllaznia-Partizani Ora: 16:45

E enjte

Kukësi-Laçi Ora 13:45