Futbolli rikthehet këtë fundjavë teksa Kategoria Superiore do të luajë ditën e premte dhe të shtunë, javën e saj të shtatë.
Axhenda ka pësuar vetëm një ndryshim, me ndeshjen Tirana-Laçi, e cila ishte programuar të zhvillohej ditën e premte në orën 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, me këtë takim që do të luhet në të njëjtën ditë, por në orën 17:45, në stadiumin “AIR Albania”.
Në të njëjtën ditë, në orën 15:00 do të luhet dueli Erzeni-Egnatia, në stadiumin “Niko Dovana” dhe kryendeshja e javës së 7-të, Vllaznia-Partizani, në orën 17:45, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Dita e shtunë do të rezervojë dy sfida.
Në orën 15:00 në stadiumin “Kukës Arena”, ndeshja Kukësi-Bylis dhe Kastrioti-Teuta në po të njëjtën orë, në stadiumin e qytetit të Kamzës.