Ka ndryshuar axhenda e sfidës mes Tiranës dhe Laçit, takim i vlefshëm për javën e për javën e 7-të të Superiores. Ky duel ishte programuar të zhvillohet ditën e hënë në orën 14:00.
Por tashmë bardheblutë dhe kurbinasit do të përplasin “brirët” ditën e martë duke nisur që nga ora 14:00. Lajmin e ka bërë të ditur pjesëtarët e klubuit të bardhebluve. Ende nuk dihet se cila ëhstë arsyeja që ky takim është shtyrë me një ditë.
Kujtojmë se Tirana aktualisht mban vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me 10 pikë, ndërsa kanë dhe një ndeshje më shumë për të luajtur për shkak të shtyrjes së derbit me Partizanin.
Por nga ana tjeter, sfidat e tjera te kesaj jave do te luhen sipas kalendarit te caktuar me pare, teksa Dinamo City- Vllaznia do te luhet diten e hene ne ora 18:00 ne stadiumin “Elbasan Arena”.