Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka bërë me dije se 3 sfidat e planifikuara për tu luajtur ditën e shtunë në orën 13:45 janë afruar me 15 minuta për shkak të mungësës së sistemeve të ndriçimit në këto stadiume.
Dy ndeshjet e tjera të javës, Vllaznia-Teuta, e cila zhvillohet sot në “Loro Boriҫi” dhe Partizani-Apolonia e cila zhvillohet në “Elbasan Arena” ditën e shtunë nuk kanë asnjë zhvendosje.
AXHENDA E JAVËS SË 13-të
E premte / Ora 18:00 Vllaznia-Teuta
E shtunë / Ora 13:30 Kastrioti-Skëndërbeu
E shtunë / Ora 13:30 Laҫi-Kukësi
E shtunë / ora 13:30 Bylis-Tirana
E shtunë / Ora 16:45 Partizani-Apolonia