Java e 8-te e Kategorise Superiore do te startoje diten e neserme dhe do te mbyllet te henen. Ne fakt ishte menduar qe te mbyllej te dielen, por ne fakt ka nje ndryshim kalendari per njeren prej ndeshjeve te saj.

Keshtu takimi Erzeni-Kukësi nuk do të luhet nesër në orën 15:00 siç ka qene planifikuar me pare në stadiumin e Durrës, por të hënën më 17 tetor.

Shtyrja e ditës së kësaj ndeshjeje është konfirmuar nga FSHF vetëm sot, 24 orë para takimit. Nuk ka ndonjë arsye madhore, por klubet kanë rënë dakord që për shkak edhe të motit të keq, ky takim të spostohet për të hënën në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Erzeni është pritës.

Ndryshimet e shpeshta të kalendarit tregojnë një mungesë serioziteti të theksuar nga të gjitha palët, ku përgjegjesia kryesore bie mbi FSHF-në, që ka miratuar në këtë rast kërkesën që mund të jetë bërë.

JAVA 8

E shtune

Egnatia- Teuta

E diele

Bylis- Tirana

Laçi- Vllaznia

Partizani- Kastrioti

E hene

Erzeni- Kukesi