Njoftimi i ardhur ditën e djeshme nga FSHF për afrimin 24 orë të ndeshjeve të javës së 17-të të Superligës, bërë që të ndryshojë edhe plani i stërvitjes për ekipin e Vllaznisë. Dita e sotme ka qenë e planifikuar për zhvillimin e një seance stërvitore nga kuqeblutë ndërsa e diela do të ishte pushim. Por me afrimin e ndeshjes ndaj Kukësit, kjo ka bërë që edhe trajneri Gjoka të ndryshojë programin e tij.
Dita e sotme do të jetë pushim për futbollistët ndërsa nesër ata do të jenë në fushën e stërvitjes. Kjo gjë nuk u ka pëlqyer në fakt atyre sepse kishin menduar që ta kalonin fundjavën me familjen ngaqë prej dy javësh kanë qenë të angazhuar me grumbullimin në Ulqin por gjithsesi janë të detyruar të zbatojnë vendimet e stafit sepse në fund të fundit për këtë paguhen.
© shkodrasport.com