Neser Vllaznia ka planifikuar te luaje ndeshjen e rradhes miqesore teksa do te prese ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres ekipin e Apolonise se Fierit.

Kjo perballje ishte planifikuar te luhej ne oren 17:00 por orari ka ndryshuar. Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur nje gje te tille teksa ne faqen e tij shkruan:

“Ju bëjmë me dije se ndeshja e nesërme miqësore ndaj Apolonisë e planifikuar pêr t’u luajtur në orën 17:00, do të startojë 60 minuta më herët, pra në orën 16:00”.

Duket se ndryshimi i orarit, ka te beje me shkurtimin e dites dhe kuqeblute duan ta luajne kete miqesore jo nen driten e projektoreve. Megjithate kjo nuk ndryshon asgje.

Miqesorja e neserme do te jete e teta per ekipin e Vllaznise teksa ne shtate te meparshme ka arritur te fitoje kater prej tyre, te humbase dy dhe te barazoje nje.